METE CEZ po cenon sigurine kombetare

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës reagoi të premten për
situatën e krijuar, ku CEZ shpërndarje ka vendosur ndërprerjen e
furnizimit të energjisë për ujësjellësat e disa prej qyteteve të
Shqipërisë.
Zëvendësministri Sokol Dervishaj e konsideron këtë masë, si një penalizim kolektiv që CEZ po u bën qytetarëve, duke kërkuar nga kompania që të reflektojë të tërhiqet nga ky veprim i tejskajshëm.
"CEZ me veprimet e veta po cënon sigurinë kombëtare. Institucionet i kanë hua CEZ-it 1 miliardë lek, ndërsa CEZ-i i ka borxh shtetit 14 miliardë lekë", theksoi Dervishaj.
Zyrtari i lartë i Qeverisë në konferencën për media u shpreh se nëse CEZ nuk tërhiqet nga veprimet e veta, atëherë Qeveria do të ndërmarrë veprimet e duhura.
CEZ ndërpret furnizimin në shumë qytete
Ashtu siç ishte paralajmëruar, CEZ mëngjesin e së premtes ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për ujësjellësat e qyteteve të Elbasanit, Durrësit, Sarandës dhe Lacit. Për pasojë këto qytete kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
“Shuma që i detyrohen CEZ Shpërndarjes kompanitë e ujësjellësit tashmë ka arritur lartësinë e 5.4 miliardë lekë. Këto kompani janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre ndaj CEZ Shpërndarje dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa herë“,- thuhet në njoftimin e CEZ Shpërndarje.
Kompania thote se ka kryer takime të shumta me përfaqësues të kompanive të ujësjellësit duke ofruar mundësi të ndryshme zgjidhjeje si skema lehtësuese për shlyerjen e debisë me këste dhe mundësinë e pagesës së pjesshme të debisë. CEZ gjithashtu thekson se ka ofruar dhe anullimin e borxheve të kompanive të ujësjellësit përkundrejt borxhit që CEZ Shpërndarje i detyrohet KESH-it, gjë që fatkeqësisht është refuzuar gjithashtu.
Ky aksion i CEZ eshte shoqeruar me incidente ne Sarande, Vlorë dhe Elbasan, ku eshte dashur edhe nderhyrja e policise.
Nderkohe nje dite me pare qeveria, permes ministrit te Ekonomise Edmond Haxhinasto deklaroi se nuk do te lejoje qe kompania CEZ te shkoje deri ne vendimin per te nderprere furnzimin me energjii te ujesjellesave. Haxhinasto deklaroi se agjensitet nen varesine e qeverise dhe ERE po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mos e lejuar ndërprjen e energjisë per ujesjellesat