METE: Gjykata ndalon CEZ të ndërpresë energjinë

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka njoftuar sot se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi pranimin e kërkesës së Avokatit te Shtetit duke ndalur CEZ te beje shkeputjen e energjise per institucionet.
Ne nje njoftim per mediat, METE ben me dije se “ne çdo rast që CEZ Shpërndarje do të shkelë vendimin e gjykatës do të penalizohet me një shumë 100 000 000 lekë/orë për çdo ndërprerje të energjisë”.
Sipas METE-s, ndalohet shkëputja e energjisë elektrike ndaj çdo autoriteti publik, institucioneve dhe shërbimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjore të mosmarrëveshjeve mes palëve përmes zgjidhjes miqësore apo arbitrazhit sipas rregullave të DHNT.
“Kundër vendimit lejohet ankimim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda pesë ditëve nga dita e nesërme e zbardhjes së vendimit”- thuhet ne njoftim.