E Diel, 1 Nëntor 2026

MF: Ish të përndjekurit, të manipuluar politikisht. Kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit

Ministria e Financave

TIRANE- Ministria e Financave ka deklaruar sot gjate nje konference per mediat se ish te perndjekurit e kane marre kestin e pare te parave te demshperblimit qe u takon sipas ligjit, nderkohe qe i ka akzuuar ata se jane manipuluar politikisht.

Sekretari i Pergjithshem i MF, Dorian Teliti, duke folur per mediat ka thene se ish- i përndjekuri Gjergj Ndreca, aktualisht ne spital pas djegies se trupit, ka marë nga qeveria shumën e parave që i takon, e po ashtu edhe ai qe u akuzuar si zjarrevenesi i tij, Shveqi.

“Ish të përndjekurit që janë në grevë kanë marrë paratë nga janari 2009 deri më 30 shtator 2012. Janë dhënë 5.6 miliardë lekë të reja për dëmshpërblimet” tha Teliti, duke shtuar se kësti i dytë po vijon të shpërndahet dhe qeveria ka marrë çdo masë për lëvrimin e fondeve për dëmshpërblimin e të gjithë ish-të përndjekurve politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›