E Shtunë, 31 Tetor 2026

MF Nuk do te ulet rroga e presidentit

Lajmi u be publik sot nga nje gazete e perditshme e cila shkruante per ulje te pages se kreut te shtetit.

Edhe ne projektligjin e buxhetit 2011 paga e Presidentit te Republikes ne nenin 12 te tij ka percaktuar nivelin e pages ekzistuese 250 000 leke/ muaj si dhe te drejten per tu ndryshuar deri ne masen 2 ne te njejten kohe me rritjen e pergjithshme te pagave. Nderkohe sqarojme se paga e Presidentit te Republikes nuk eshte thjesht nje page individuale por nje page reference per te gjithe piramiden e pagave te funksionareve te larte te shtetit perfshire pagen e ministrave deputeteve gjyqtareve etj thane burime zyrtare nga Ministria e Financave.

gjithashtu kjo ministri sqaroi se nuk ka asnje ulje te fondit te Presidences qe ka te beje me funksionimin e institucionit qe perfshin koston e personelit dhe shpenzimet per mallra e sherbime. Ndryshimet jane ne nivelin e investimeve te cilat jane shpenzime te lidhura me projekte konkrete dhe nuk mund te jene te njejta nga viti ne vit. Permendim rastin e vitit 2008 kur presidenca realizoi nje rikonstruksion te plote te godines dhe fondi i shpenzuar ishte 248 milione leke. Aktualisht fondi i investimeve per vitin 2011 eshte i njejte me ate te Keshillit te Ministrave per investime te nivelit te pajisjeve dhe orendive thuhet me tej.

2010-11-05 1353

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›