E Shtunë, 31 Tetor 2026

MF i pergjigjet PS Shqetesimi jo kasat po mbulimi i 20

Ministria e Financave sqaron se procesi i licencimit fillestar te kompanive ka qene teresisht i hapur dhe transparent ku kane marre pjese vetem pese kompani dhe qe te pesta jane shpallur fituese ne fazen e pare.

Per me teper manipulimin qe ben zonja Kodheli ne recitimin e saj te radhes lidhur me numrin e kompanive ne treg sqarojme se ne vijimesi kane qene te pese kompanite. Nderkohe para 3 muajsh nga ana e Ministrise se Financave pas nje kontrolli i eshte hequr licenca njeres prej kompanive per shkelje te kontrates dhe mosrespektim te kushteve ne ligj dhe VKM kurse kater kompanite e tjera kane vijuar procedurat per testimin e pajisjeve fiskale nese ato plotesojne kushtet dhe kriteret e percaktuara. Pas proves se transmetimit te te dhenave vetem 3 kompani kane rezultuar fituese dhe te tria keto kompani operojne ne treg dhe jo dy sic pretendon Zoti Rama dhe shpura e tij theksoi zedhenesja Eva Simoni.

Nderkohe Ministria e Financave hedh poshte dhe pretendimin per cmimet e kasave te cilat bazohen ne llogaritjet e 20 qe ka bashkia e Tiranes dhe qe nuk perputhen aspak me realitetin.Me tej zedhenesja sqaroi se nga verifikimet qe jane bere kompanive qe vendosin pajisjet fiskale norma e fitimit vijon nga 8-14 sipas tipit te kasave dhe llojit te kompanise dhe per kete ceshtje administrata tatimore do te vijoje ti mbikeqyre nga afer cmimet e operimit ne treg.

Nuk eshte e vertete se cmimet e kasave ne Shqiperi jane me te larta se ato te vendeve te tjera perkundrazi. Opozites i eshte dhene informacioni i detajuar me modelet e kasave dhe gjithcka tjeter dhe permes nje kontrolli te thjeshte ne internet mund te gjejne se sa jane cmimet ne Itali Greqi Bullgari apo kudo tjeter vijoi ajo.

Me tej Ministria e Financave nenvizon se problemi nuk eshte as tek cmimi i kasave dhe as tek monopolet e pretenduara por shqetesimi i opozitareve ka te beje me 20 perqindeshin huqin e vjeter te kryetarit te Bashkise qe pas vendosjes se kasave do ti hiqet cdo mundesi per ta perfituar permes taksidareve te tij.

2010-09-27 1640

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›