MIANMAR – Numri i të vdekurve nga tërmeti arrin në 1 644 persona

MIANMAR, 29 mars /ATSH-ANSA/ – Numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar është rritur në të paktën 1644, bëri të ditur junta ushtarake në pushtet.
”Tërmeti me magnitudë 7,7 ballë Rihter goditi dje Mianmarin qendror, në një thellësi prej 10 kilometrash”, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Ai u pasua pak minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6,7 ballë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Tajlandë, ku dyshohet se të paktën 10 persona kanë vdekur, si dhe në Kinë dhe Vietnam.
Ekipet ndërkombëtare kanë filluar të mbërrijnë në Mianmar për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. /os/