E Diel, 1 Nëntor 2026

MIÇIGAN – Rrëzohet një avion F-16, autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda

MIÇIGAN,17 shtator /ATSH-AA/ – Autoritetet në shtetin amerikan Michigan kanë urdhëruar banorët të qëndrojnë të strehuar brenda pas rrëzimit të një avioni në qarkun Grand Traverse, në pjesën veriore të shtetit.

“Qëndroni të strehuar brenda, mbyllni dritaret dhe kanalet e ventilimit”, udhëzoi banorët lokal Menaxhimi i Emergjencave i Qarkut Grand Traverse përmes një njoftimi emergjent, duke shtuar se masa zbatohet vetëm për personat përgjatë County Road 633, midis Jefferson Place dhe Blair Townhall.

Mediat lokale raportuan se dispeçerët e shërbimit emergjent raportuan se avioni u rrëzua pranë një kryqëzimi rrugor, duke bërë që personeli i sigurisë publike të ndërpresë trafikun në County Road 633 dhe t’u bëjë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin zonën, ndërsa ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje.

Raportimet sugjeruan se avioni i rrëzuar ishte një avion luftarak amerikan F-16, megjithëse autoritetet e mbrojtjes dhe aviacionit nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht llojin e avionit të përfshirë.

Personeli i emergjencës dhe zyrtarët lokal nuk dhanë menjëherë informacione për viktima apo të lënduar të mundshëm ose për rrethanat e rrëzimit.

Ky është një lajm në zhvillim dhe priten përditësime të mëtejshme.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›