MISS GLOBE 2023, hap siparin edicioni jubilar i eventit botëror të bukurisë

Çel siparin edicioni jubilar i eventit botëror të bukurisë Mis Glob 2023, i cili prej 20 vitesh organizohet nga Deliart Asociaton dhe i rikthehet Durrësit në natën finale aty ku e filloi para 20 vitesh në vitin 2004. Ndërkohe për këtë edicion kanë mbërritur dhe Konkurrentët e para si miss Ukraina Skocia dhe Anglia ku ka nisur menjëherë puna edhe për revistën.
“Jam shumë e lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe krenare që do të përfaqësoj vendin tim në këtë event”, tha njëra nga miset.
Fituesja e kurorës për vitin 2022 modelja Anabel Pajano shprehet shumë e lumtur për këtë event
“Jam shumë e emocionuar që jam sërish në Shqipëri dhe të kurorëzoj mbretëreshën e re të Miss Glob 2023 . Në këtë konkurs nuk bëhet fjalë vetëm për të qenë e bukur por për të qenë vetvetja dhe për ti dhënë dashuri të gjithëve ashtu siç jep për familjen tënde sepse ne të gjithë jemi një familje”, tha një mis tjeter .
Deri në natën finale do të vazhdojmë ti njohim pak nga pak te gjitha historitë e 58 princeshave në programet e dedikuara duke filluar nga 12 nëntori vetëm në RTSh 1 për të mbërritur në mbrëmjen festive te 17 nëntorit nga Pallati i Sportit në Durrës.
/RTSH/