E Diel, 1 Nëntor 2026

MInoriteti egjiptian prezanton kulturën e tij, aktivitete kryesisht në jug të vendit, Dropull e Finiq

Minoriteti Egjiptian është një nga nëntë minoritetet e njohura zyrtarisht në vendin tonë.

Konkretisht, u njoh në tetor të vitit 2017, në bazë të ligjit Nr. 96 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Arjan Lile është anëtar i Minoritetit Egjiptian dhe punonjës pranë Komitetit të Pakicave Kombëtare.

Shpesh ka shoqëruar grupet artistike të Egjiptianëve, të cilat kanë marrë pjesë në aktivitete folklorike të organizuara në Dropull, në Finiq, por edhe në Teatrin e Butrintit.

Sipas bibliografisë, anëtarët e këtij minoriteti kanë ardhur në vendin tonë nga Egjipti i Lashtë nëpërmjet Nilit.

Gazetare: Nermin Spahiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›