E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË – Putin: Rusia gati për bisedime paqeje me Ukrainën

MOSKË, 23 qershor /ATSHRusia është e gatshme për negociata me Ukrainën bazuar në marrëveshjet e Anchorage-it dhe Stambollit, si dhe në realitetet në terren, tha të martën presidenti Vladimir Putin.

Duke folur në një takim me zyrtarë qeveritarë, Putin theksoi se procesi i negociatave u ndërpre me iniciativën e Ukrainës.

“Rusia është e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën — bazuar në marrëveshjet e arritura në Stamboll”, tha ai. “Bazuar në marrëveshjet e arritura në Stamboll, në modalitetet e diskutuara në Anchorage dhe, mbi të gjitha, në realitetet në terren”, shtoi presidenti rus.

Putin tha se Ukraina po përpiqet të krijojë kushte të favorshme për veten përpara një rifillimi të mundshëm të negociatave të bllokuara të paqes, duke kryer sulme brenda Rusisë.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan tri raunde të rinovuara bisedimesh për paqe vitin e kaluar në Stamboll — më 16 maj, 2 qershor dhe 23 korrik — të cilat prodhuan shkëmbime të mëdha të të burgosurve dhe memorandume draft që përshkruanin pozicionet e të dy palëve për një marrëveshje të mundshme paqeje.

Presidenti i SHBA-së dhe ai i Rusisë më vonë u takuan në Anchorage, një qytet në shtetin amerikan të Alaskës, gjë që çoi në një plan paqeje prej 28 pikash, i rishikuar më pas në 20 pika. Ukraina, megjithatë, raportohet se ka refuzuar çdo lëshim territorial.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›