E Enjte, 5 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia nis manovrat e forcave bërthamore

MOSKË, 29 tetor /ATSH-DPA/- Rusia ka nisur një tjetër stërvitje të arsenalit të saj strategjik bërthamor me urdhër të presidentit Vladimir Putin, njoftoi sot Kremlini.

“Putini ndoqi manovrat e parandalimit strategjik përmes lidhjes me video”, tha Kremlini.

Zyrtarët ushtarakë thanë se manovrat përfshinin nëndetëse dhe bombardues me raketa. Një raketë balistike ndërkontinentale u testua gjithashtu.

Ministri i Mbrojtjes, Andrei Belousov tha se forcat do të praktikoheshin duke kryer një sulm masiv bërthamor në hakmarrje ndaj një sulmi bërthamor të armikut”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

“Rusia nuk do të përfshihet në një garë armësh bërthamore, por do të vazhdojë të përsosë forcat e saj strategjike”, tha Putini.

“Raketat ndërkontinentale të Rusisë do të pajisen për të kapërcyer kundërmasat”, tha ai.

Që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022, Putini ka paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të përdorë armët bërthamore – nëse ekzistenca e saj kërcënohej – në një përpjekje për të dekurajuar vendet e tjera që ndihmojnë Ukrainën./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›