E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia pushton qendrën e rëndësishme logjistike në Ukrainën lindore

MOSKË, 6 janar /ATSH-AFP/ – Rusia tha të sot se forcat e saj kishin pushtuar qendrën e rëndësishme logjistike, Kurakhovën në Ukrainën lindore – në atë që do të ishte një progres kyç pas disa muajsh avancimesh të qëndrueshme në zonë.

Moska ka bërë presion të madh në Ukrainën lindore dhe pushtimi i pretenduar e qytetit industrial është një nxitje e madhe për forcat e saj – vetëm dy javë përpara se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump të marrë detyrën, duke u zotuar të arrijë një marrëveshje paqeje.

Të dyja palët po kërkojnë të sigurojnë një pozicion më të mirë në fushën e betejës përpara inaugurimit të Trump më 20 janar.

Moska tha se Kievi kishte nisur kundërofensivën e tij në territorin rus gjatë fundjavës.

“Njësitë ruse kanë çliruar plotësisht qytetin, Kurakhove – vendbanimi më i madh në jugperëndim të Donbasit”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.

Ajo e quajti qytetin një qendër të rëndësishme logjistike dhe tha se kapja e tij do të lejonte forcat ruse të kapnin pjesën tjetër të rajonit të Donetskut – me një ritëm të përshpejtuar.

Pretendimi erdhi pasi Rusia tha se Kievi kishte nisur një kundërsulm të ri në rajonin e tij kufitar Kursk – pesë muaj pasi forcat e Ukrainës morën kontrollin fillimisht të një pjese të zonës në një inkursion tronditës ndërkufitar. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›