MPJ Kosove-Serbi dialogu kontribut per paqen ne rajon

Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise ka pershendetur nisjen e bisedimeve Kosove-Serbi. Ne nje njoftim per mediat thuhet se ky dialog do te ndihmoje ne zgjidhjen e ceshtjeve te dobishme e praktike ne sherbim te qytetareve te dy vendeve fqinje.
Ne vleresojme se dialogu i drejtperdrejte mes dy shteteve fqinje e sovrane eshte i domosdoshem per zgjidhjet e problemeve qe jo vetem do te permiresojne jeten e qytetareve te ketyre vendeve por njekohesisht do te kontribuoje per paqe e stabilitet ne rajonin tone dhe te ardhmen e tij evropiane. Mbeshtesim angazhimin e perbashket te BE-se dhe SHBA-se ne keto bisedime- thuhet ne njoftimin per mediat.
Ministria e Jashtme ka ritheksuar se Kosova e pavarur eshte nje realitet i pakthyeshem duke sjelle parasysh se rezoluta konsensuale e AP te OKB-se qe mirepriti mendimin keshillimor te GJND per ligjshmerine e pavaresise se Kosoves mbylli perfundimisht ceshtjen e statusit dhe integritetit te saj territorial dhe cdo perpjekje per rihapjen e saj nuk i kontribuon ketij dialogu.