MPJ: Maqedonia do te terhiqet
Lulzim Basha theksoi dje se po vazhdonin negociatat mes Shqiperise dhe Maqedonise ne lidhje me regjimin e vizave. Ministri i Jashtem deklaroi se ishte i bindur se kjo ceshtje do te zgjidhej dhe se shqiptaret do te kalonin me lehtesi ne vendin fqinje. Sipas ministrit te Jashtem, Shqiperine me Maqedonine i lidhin nje sere elementesh dhe kryesisht ato ekonomike. Ne kete kuader, Basha u shpreh se keto marredhenie nuk mund te prisheshin, por duheshin forcuar. Kjo edhe per faktin se te dy vendet kishin nje rruge te perbashket per integrimin ne strukturat e NATO-se dhe Bashkimit Evropian.