E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ përshëndet arrestimin e Ratko Mlladiç

Menjëherë pas njoftimit për arrestimin e të shumë kërkuarit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish Jugosllavi, të akuzuar për genocid dhe krime ndaj njerëzimit, Ratko Mlladiç, ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë e ka përshëndetur arrestimin e tij.

Arrestimi i gjeneralit famëkeq, përgjegjës për vrasjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm, është një dëshmi se të gjithë ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit herët a vonë do të përgjigjen para drejtësisë- thuhet në reagimin e MPJ

Ministria e punëve të Jashtme, e konsideronë arrestimin e tij si një sinjal tepër pozitiv për çuarjen para drejtësisë të kriminelëve të luftës, duke shprehur besim se ky akt do të pasohet edhe me arrestimin e shpejtë të të kërkuarve të tjerë dhe kjo do ti shërbejë ndërtimit të marrëdhënieve më të mira midis vendeve të rajonit dhe proceseve integruese në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›