E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSA me Kosoven BE Te nisim bisedimet

Samiti i udhëheqësve të Bashkimit Europian formalizoi nisjen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit më Kosovën.

Vendimi u mor pas përmirësimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës që nënshkruan disa marrëveshje në Bruksel, marrëveshje që synojnë normalizimin mes dy vendeve. Ky vendim është përshëndetur nga Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule. Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Fule uron Kosovën për MSA-në dhe Serbinë për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit, ndërsa apelon që të vazhdohet puna drejt procesece integruese. Vendimi për hapjen e bisedimeve për MSA-në mbërrin një ditë pasi parlamenti i Kosovës ratifikoi marrëveshjet me Serbinë, marrëveshje të nënshkruara në muajin prill pas bisedimesh të gjata mes dy vendeve dhe takimeve të shumta Thaçi-Daçiç të ndërmjetësuara nga Brukseli. Ratifikimi i marrëveshjes është kundërshtuar nga deputetët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që e cilësuan atë si shkatërrim dhe cënim të pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës. Nisja e bisedimeve për MSA-në është përshëndetur nga kryetari i PS-së, Edi Rama. “Përshëndetjet më të përzemërta për Kosovën dhe urime vëllazërore gjithë atyre që punuan për këtë arritje kaq të rëndësishme në rrugën e BE-së”, shkruan Rama në Twitter. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›