E Diel, 1 Nëntor 2026

MTKRS, Bumçi: Festimet për 100-vjetorin nisin në Vlorë, më 28 Nëntor

Gazeta Shqip

Ministria e Kulturës publikoi ditën e sotme programin e aktiviteteve për festimet e 28 Nëntorit dhe 100 vjetorit të pavarësisë, me rastin e të cilit janë parashikuar evenimente të ndryshme kulturor e festive si ekspozita, festival filmi, panaire etj.

Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, thekson se një pjesë shumë të rëndësishme të kalendarit ët festimeve do ta zërë qyteti ku u shpall pavarësia, Vlora, ku festimet do të nisin që më 27 nëntor dhe do të vijojnë paraditen e 28 Nëntorit me ngritjen e flamurit, ku do të jenë të pranishëm personalitete të politikës së vendit dhe nga trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë.

Vijimi i festimeve për jubileun e pavarësisë do të zhvendoset  më pas në kryeqytet, me organizimet që ka bërë edhe vetë bashkia e Tiranës për këtë festë.

2 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

MTKRS, Bumçi: Festimet për 100-vjetorin nisin në Vlorë, më 28 Nëntor burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›