E Enjte, 5 Nëntor 2026

MUZIKË – Ed Sheeran mbledh 60 000 spektatorë në Sofje

SOFJE, 2 shtator /ATSH-BTA/ – Moti i keq në Sofje nuk i ndaloi rreth 60 000 spektatorë të shkonin në stadiumin kombëtar ‘’Vasil Levski’’ për të ndjekur koncertin e yllit britanik të pop-it, Ed Sheeran.

Për dy orë e gjysmë, objekti më i madh sportiv i vendit dukej si një udhëtim në ‘’Disneyland’’, i shënuar me hitet e mëdha të yllit britanik.

Koncerti u hap me finalisten e ‘’X Factor Bulgaria 2011’’, Mihaela Fileva dhe këngëtarin anglez të pop-it Calum Scott.

Scott u shfaq përsëri në skenë më vonë për të kënduar “You Are the Reason” së bashku me Sheeran.

Fansat e Sheeran shijuan gati 30 këngë, ku përfshiheshin “Castle on the Hill”, “Shivers”, “The A Team”, “Dive”, “Eyes Closed”, “Boat”, “Give Me Love”, “Photograph” dhe “The Shape of You”.

Sheeran është i fundit në një seri legjendash të muzikës që kanë performuar në stadiumin ‘’Vasil Levski’’.

Disa nga të tjerët përfshijnë Madonna, AC/DC, ‘’Metallica’’, Lepa Brena, Slavi Trifonov dhe ‘’Ku-Ku Band’’ apo Bon Jovi, ‘’Imagine Dragons’’ dhe ‘’Roger Waters’’.

Andrea Bocelli është planifikuar të këndojë më 14 shtator./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›