MV – Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve

SHKUP, 11 dhjetor /ATSH-MIA/ – Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut vendosi sot të zhvillojë një seancë përgatitore për debatin për nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Gjykatësja raportuese Elizabeta Dukovska propozoi që të mbahet seancë përgatitore, që mori mbështetjen nga më shumë gjykatës, duke përfshirë edhe Ana Pavllova Daneva, Tatjana Vasiç Bojaxhieva, Jadranka Daboviq dhe Darko Kostadinovski.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska nuk u pajtua me propozimin, duke vlerësuar se tashmë ka përgatitje të mjaftueshme.
Mbështetësit e vendimit e theksuan rëndësinë e seancës përgatitore, që të tregojnë se sundon drejtësia dhe se kushtetutshmëria nuk mbrohet në rrugë, por në gjykatë.
Ata bënë thirrje për durim dhe besim në institucione dhe theksuan se vendimi do të ndihmojë në refuzimin e akuzave për politizim.
Sipas vendimit, në takimin e parë të ardhshëm të punës do të shqyrtohen propozimet për çështje kontestuese dhe pjesëmarrësve në debat.
Gjykata Kushtetuese sot mbajti seancën e 32-të ku ndër pikat e rendit të ditës janë iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në lidhje me dekretin për shpalljen e tij, ligjit në tërësi si dhe 25 neneve veçmas të ligjit.
Në seancë nuk morën pjesë gjykatësit Osman Kadriu dhe Naser Ajdari./ a.jor.