Maca në garë për medalje në kampionatin Botëror të Boksit

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Me performancën e tij mbresëlënëse, boksieri shkodran Adam Maca, pjesë e ekipit “Tërbuni Boks”, po përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror të boksit, duke treguar një paraqitje dinjitoze për vendin.
Kreu i Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj, sot në një postim në rrjetet sociale shkruan se: “Zhvillimi i sportit dhe i disiplinave të ndryshme të tij, kryesisht atyre me të cilat Puka ka qenë gjithnjë konkuruese, nuk është më një propagandë, por një vizion, projekti i të cilit është në rrugë të mbarë. Ne po punojmë që rinia pukjane të ketë ambiente dhe kushte optimale, si dhe mundësi reale për të ushtruar pasionet dhe prirjet e tyre sportive.” “Le t’i urojmë suksese boksierit Maca në sfidën e sotme në përballjen me boksierin armen, e cila do t’i siguronte atij dhe Shqipërisë kualifikimin në zonën e medaljeve! Përpjekjet për të zhvilluar sportin dhe disiplinat e tij në Shqipëri, veçanërisht ato në të cilat Puka ka spikatur historikisht, po konkretizohen si pjesë e një vizioni të qartë. Projekti për krijimin e ambienteve dhe kushteve optimale për të rinjtë e kësaj zone është në rrugë të mbarë, duke ofruar gjithashtu mundësi të reja për ushtrimin e pasioneve sportive.”, u shpreh kryebashkiaku Dodaj. 1 nga 3/a.f/