E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Macron, Scholz dhe Draghi mbërrijnë në Kiev

Kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Italisë, Mario Draghi kanë udhëtuar me tren gjatë natës dhe kanë mbërritur në Kiev, për të treguar solidaritetin e tyre në luftën ndaj Ukrainës. Liderët evropianë gjatë ditës së sotme do të takohen me Presidentin Volodymyr Zelensky. Vizita e liderëve evropianë, sipas BBC, vjen si një tregues i mbështetjes së tyre nga Ukrainës dhe në një moment kur Komisioni Evropianë do të bëjë rekomandime mbi perspektivat e anëtarësimit të Kievit.

“Jemi në një pikë kur duhet të dërgojmë sinjale të qarta politike, ne evropianët, ndaj Ukrainës dhe popullit të saj kur ajo po reziston heroikisht”, ka deklaruar Macron disa ditë më parë.

Kievin e vizituan edhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët më 15 qershor, u takuan me Presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin ukrainas dhe kryebashkiakun e Kievit, duke dhënë mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›