E Enjte, 5 Nëntor 2026

Macron dhe Scholz takime me Osmanin dhe Vuçiç, kryeministri Kurti “nuk merr ftesë”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz do të zhvillojnë bisedime të ndara me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe presidentet e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në thelb të diskutimeve pritet të jetë situate e krijuar në veri të Kosovës dhe qëndrimet e mbajtura nga dy vendet.

Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është mospërfshirja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në diskutimet e planifikuara për datën 1 qershor.

Në konferencën për Siguri Globale që po zhvillohet në Sllovaki ndodhet edhe kryeministri Kurti, i cili ka qëndruar besnik i vendimit të tij për të lejuar futjen e krerëve të zgjedhur në godinat komunale, ndonëse ka marrë një sërë kritikash nga aletaët perëndimorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›