E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Macron takon Elon Musk: Twitter duhet të respektojë rregullat europiane

Presidenti francez Emmanuel Macron është takuar me Elon Musk për politikat e platformës së medias sociale Twitter për të respektuar rregullat europiane.

Macron tha se zhvilluan një diskutim “të qartë dhe të sinqertë” me Musk në lidhje me politikat e moderimit të përmbajtjes në Twitter, vetëm një ditë pasi presidenti francez kishte vënë në dukje shqetësimet e tij për këtë çështje.

“Politikat transparente të përdoruesve, përforcim i konsiderueshëm i moderimit të përmbajtjes dhe mbrojtjes së lirisë së fjalës: Twitter duhet të bëjë përpjekje për të respektuar rregullat europiane”, tha Macron.

Pas blerjes së Twitter nga Musk është raportuar një rritje e gjuhës së urrejtjes në platformën e mediave sociale pasi drejtuesi i ri shpalli amnisti për llogaritë e pezulluara nën udhëheqjen e mëparshme të kompanisë që sipas tij nuk ishin përfshirë në “spam skandaloze”.

Musk, një ndër njerëzit më të pasur në botë, mori drejtimin e Twitter në tetor duke sjellë pushime nga puna të stafit dhe ndryshim të politikave të Twitter.

Twitter gjithashtu ka ndaluar zbatimin e një rregulli që parandalon përdoruesit të ndajnë informacione mashtruese në lidhje me Covid-19 dhe efektivitetin e vaksinës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›