E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madonna si arabe

Madonna ka synuar gjithmonë të befasojë apo mrekullojë me diçka, mirëpo tani duket sikur po bëhet e mërzitshme.

Në këtë përfundim mund të arrihet, duke parë fotot e saj më të fundit. Këngëtarja 54-vjeçare ka pozuar me një veshje arabe dhe e ka postuar imazhin në rrjetin social, Twitter.

Ndërkohë që gjatë muajit të kaluar, ajo u shfaq me një pistoletë të drejtuar në kokën e një burri, për të promovuar filmin e ri. Kështu mesa duket taktikat shokuese të yllit të muzikës nuk njohin limit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›