E Diel, 1 Nëntor 2026

Maduro paraqitet në gjykatë: Jam i pafajshëm!

Presidenti  i Venezuelës, Nicolas Maduro është paraqitur për herë të parë para Gjykatës Federale të Manhattanit.

Sipas mediave të huaja, Maduro ka deklaruar në gjykatë se ai mbetet udhëheqësi i Venezuelës.

Ai gjithashtu është shprehur se është i pafajshëm për akuzat penale që rëndojnë ndaj tij, ndërsa jashtë gjykatës janë mbledhur turma protestuesish me qëndrime të kundërta.

“Jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i mirë, presidenti i vendit tim”, ka thënë ai, shkruan BBC.

Edhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, e cila u arrestua së bashku me të gjatë fundjavës, gjithashtu është deklaruar e pafajshme për akuzat për trafik droge dhe armësh.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›