E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia shqiptare, shet ndeshje në Çeki!

Mediat çeke kanë publikuar një lajm ku thuhet se mafia shqiptare ka trukuar ndeshje në futbollin çek.

Sipas ketyre burimeve, mafia shqiptare i ka bërë për vete gjyqtarët e futbollit çek të cilët kanë marrë para të majme për të trukuar ndeshje.

Por të përzier në kurdisjet e ndeshjeve thuhet të jenë edhe futbollistë të skuadrave çeke.

Një ndeshje së fundmi e vënë në baste dhe e komanduar nga mafia, ka qenë e luajtur që deri në minutën e 75-të nuk do të kishte asnjë gol dhe, më pas, do të realizoheshin tre të tillë për 15 minuta, gjë e cila edhe ndodhi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›