Magjia e Kalasë së Gjirokastrës – Monumenti që ka pritur rreth 260 mijë vizitorë këtë vit

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella e gurtë e Gjirokastrës, vazhdon të vizitohet edhe gjatë muajt nëntor nga grupet turistike nga mbarë bota. Drejtori i trashëgimisë Ardis Duka bëri me dije se ka pritur rreth 260 mijë vizitorë deri tani me një rritje prej 22%.Ndërkohë përveç kalasë janë dhe site të tjera që preferohen të vizitohen në këtë periudhë.
“Jemi në mes të muajit nëntor dhe kalaja e Gjirokastrës e cila është monument kulture kategoria e parë, ka rreth 260 mijë vizitor në 11 muaj duke qenë siti kulturor më i vizituar”, u shpreh Ardis Duka drejtor DRTK.
Turistët janë nga e gjithë bota ku më tepër mbizotërojnë të huajt duke kapur shifrën prej 70% dhe 30% vendas të cilët vijnë kryesisht fundjavave.
“Në kalanë e Gjirokastrës në varësi të periudha të ndryshme ku 70% janë vizitor të huaj dhe 30% janë vizitor vendas”, tha Duka.
Kalaja e Argjiros është kthyer në destinacionin kulturor më të vizituar në Shqipëri në 11 muajt e këtij viti me rekorde të suksesshme të turizmit kulturor.
Gazetare L.Fili
/RTSH/