Magjistare, për t’i rinuar meshkujt

Aktorja e njohur, Cameron Diaz, do të dëshironte të ishte një magjistare dhe atë vetëm për të qenë në gjendje të rinojë meshkujt.
Dhe i pari në listën e meshkujve që do t’ia kthente rininë, do të ishte 76-vjeçari Tom Courtenay, me të cilin luan në filmin “Gambit”.
“Do më nevojitej pakëz magji që ta shndërroja në 40-vjeçar. Është shumë magjepsës dhe argëtues”, ka zbuluar bukuroshja e filmit. Aktorja është e njohur për lidhjet me Jared Leto, Matt Dillon, etj./Indeksonline/