E Diel, 1 Nëntor 2026

Magyar fiton zgedhjet në Hungari/ Beqa: Humbja e Orban është fitore për Evropën e bashkuar

Eksperti Mentor Beqa komentoi zhvillimet në Hungari me zgjedhjet e fundit ku tha se humbja e Orban është fitore për Evropën e bashkuar.

Beqa shtoi se zhvillimet e fundit në Budapest dhe raportet me aktorë ndërkombëtarë tregojnë për një klimë të paqartë, ku është e vështirë të dallohet e vërteta nga propaganda.

“Politika e jashtme do të jetë më e komplikuar, pavarësisht se zërat kundërshtues nga brenda mbeten në Sllovaki dhe Poloni. Humbja e Orban është fitore për Evropën e bashkuar.

Muajt e fundit, Budapesti është shndërruar në një fushë beteje mes BE-së, SHBA-së dhe Rusisë. Është e vështirë për të dalluar ku fillon e vërteta dhe ku përfundon propaganda; ka pasur disa përgjime të ministrit të jashtëm të Hungarisë me Lavrov dhe këto kontakte tregojnë një marrëdhënie jo shumë korrekte.

E sigurt është që kryeministri Viktor Orban ka pasur një retorikë për luftën kundër saj dhe është mbështetur nga shumë njerëz.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›