Mainz barazon, Hyka ngroh stolin
Megjithëse Mainc 05 e nis sezonin me trajner të ri, përsëri mesfushori i kombëtare shqiptare, Jahmir Hyka, mbetet pjesë e stolit.
Dje Mainci ka barazuar në fushën e tij, 2-2, ndaj Bajern Leverkusenit, por trajneri Tomas Tushel ka qenë i mendimit që Hyka të mos aktivizohej për asnjë minutë. Shtatshkurtri i kombëtares sonë ka qenë në 18-she, por ka qenë i detyruar ta ndjekë ndeshjen nga stoli i rezervave.
Ndërsa Hanoveri i Altin Lalës e ka nisur keq sezonin e ri, pasi është mundur 1-0 nga Herta e Berlinit. Gjithsesi, kapiteni kuqezi nuk ka qenë i grumbulluar me skuadrën e tij, pasi është i dëmtuar dhe vazhdon fazën e riaftësimit.