E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko Fieri ne thelbin e kushteve te statusit

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, iu rikthye çështjes së ngërçit të Fierit, në një takim me elektoratin nga Korça.

Duke folur të dielën, Majko konsideroi të gabuar “vlerësimin e Fierit si një çështje rajonale”.

Sipas tij, çështja e Qarkut qëndron pikërisht në thelbin e kushteve për marrjen e statusit të vendit kandidat, atë të respektimit të shtetit ligjor, vendimit të gjykatave dhe respektimit të votës së lirë.

Njëkohësisht, ish-kryeministri komentoi mosprezencën e tij në ceremoninë që nderoi me dekorata të gjithë kryeministrat që pas vitit 1991.

”Nuk komentoj dekorimin dhe mozprezencën time. Ironia besoj se është e qartë”, u shpreh Majko. Statusi
KE: Nuk ka afat për ligjet
PS: Berisha kërkon alibi për dështimin
Panariti takon Saninon

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›