E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: SHBA-ja, garanci per funksionimin e Kosoves

Dy here ish-kryetari i qeverise se Shqiperise, Pandeli Majko, tha te dielen se takimet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes te krereve te larte te Kosoves jane deshmi e garancise se funksionimit te shtetit te ri dhe e rolit amerikan. Ish-kryeminister gjate luftes se Kosoves, Majko, tha se vizita ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes te presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe te kryeministrit Hashim Thaci duhet pare ne disa aspekte qe lidhen me shtetin e ri te shpallur te pavarur me 17 shkurt dhe te mbeshtetjes amerikane per te. Majko komentoi se vizita tregon njekohesisht jo vetem perparesi, por edhe per te theksuar politiken amerikane te filluar me shqiptaret dhe jo nga ndonje qender tjeter rajonale. Ne bisede me korrespondentin Denion Ndrenika te radios "Blue Sky", pjese e Radiotelevizionit te Kosoves (RTK), Majko tha se niveli me i larte i mbeshtetjes per Kosoven gjen shprehje tek takimi me presidentin Xhorxh Bush te henen.

-Zoti Majko, cfare komenti keni per viziten e Sejdiut dhe te Thacit ne SHBA?

Pandeli Majko: "Mendoj se vizita duhet pare shumeplaneshe. Se pari, ajo percakton Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe politiken e saj ne vazhdim si protagoniste kryesore ne periudhen e post-pavaresise. Duket qarte qe vizita ne Shtetet e Bashkuara e presidentit dhe e kryeministrit te Kosoves perben jo thjesht nje prioritet, por ne fund te fundit tregon nje tendence, per ta pare politiken e Shtetet e Bashkuara te Amerikes si nje moment, i cili stabilitetin ne rajon e shikon te filloje me shqiptaret, ndryshe nga ndonje lob evropian qe e shikon ceshtjen e stabilitetit nga Beogradi dhe jo nga Prishtina. Megjithate, ne kete kendveshtrim, theksoj se vizita ka te beje sidomos edhe me presionet me te fundit te Beogradit dhe te Rusise dhe nga pikepamja diplomatike jep nje pergjigje shume elokuente karshi synimeve per te krijuar nje lloj destabiliteti ne marredheniet e Kosoves me palet e treta".

-Kjo vizite ka nisur me takimet me sekretaren e Shtetit, Kondolesa Rajs dhe me sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gejts. A perben nje nivel me te lare te ketij gjykimi qe sapo me shprehet edhe takimi te henen me presidentin Xhorxh Bush?

Pandeli Majko: "Mendoj se ne vazhdim, politika amerikane po tregon se do t'i qendroje deri ne fund angazhimit per te qene krah shqiptareve dhe te faktorit shqiptar. Ne kete kendveshtrim, mendoj se eshte jo vetem nivel i larte dhe cilesor, por dhe shpreh angazhim ne te ardhmen e politikes se Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne krah te Kosoves dhe te shqiptareve".

-Zoti Majko, edhe nje pyetje te fundit. Ne kemi perpjekje te veshtira ne nje pjese te madhe te Kosoves ku jeton pakica serbe, per shkak te problemeve, te mosnderthurjes se tyre me qeverine e Kosoves apo me institucionet, qofte edhe me ato nderkombetare. A mendoni se ka nje fare frike lidhur me ekzistencen e pajtimit ne keto zona?

Pandeli Majko: "Kam parasysh se perfaqesuesit e Kosoves jane ftuar si partnere nga nje kryeqender e politikes dhe e diplomacise nderkombetare, e cila nuk "luan" ne thonjeza, ne planin e nje viti, dy vjetesh apo tre a kater viteve. Kjo diplomaci ka treguar qe luan ne nje plan afatmesem dhe afatgjate dhe asnjehere nuk lodhet ne kuptimin e mirefillte te fjales, karshi cdo tendence apo kapricoje per destabilitet ne qendrimet e saj".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›