Majko, qeverisë: Nuse, trego pajën

Shkodër, 23 tetor NOA Ish-kryeministri Pandeli Mjako në mbështetje të kryetarit të PS Edi Rama, kërkoi para pak çastesh nga Shkodra që qeveria të pranojë hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Majko foli me nota kritike ndaj bashkëqeverisjes PD-LSI duke e cilësuar atë si një martesë të pandershme dhe vijoi duke iu drejtuar direkt Berishës:
Ti nuk mund të nusërosh për katër vjet pa treguar pajën, pa hapur kutitë, pa i treguar shqiptarëve si ke ardhur në krye të vendit, deklaroi Majko, duke u ndërprerë nga ovacionet e të pranishmëve në sallën e pallatit të sportit të qytetit verior.
Jemi të vetëdijshëm se edhe ata që kanë votuar për Partinë Demokratike, e dinë mirë se nga ju është votuar por nga të tjerët është numëruar.
Ne kërkojmë që kjo të marrë fund dhe të hapen kutitë, - tha Majko duke bërë thirrje që Berisha të pranojë hapjen e kutive të votimit.
r.d/f.sh/NOA Vijon...