Majko reagon ndaj akuzave te PD

Për të komentur akuzat e ngritura nga ana e deputetit demokrat Gent Strazimiri për kompensimin monetar të emrave të njohur të diktaturës komuniste, në studion e Top Channel ka qenë zoti Pandeli Majko, aktualisht deputet i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër disa herë gjatë qeverisjes së të majtëve nga viti 1997 deri në vitin 2005.
TCH: Zoti Majko, ju i dëgjuat akuzat e ngritura ndaj jush për shpërblimet monetare të nomenklaturës së regjimit komunist. Cili është reagimi juaj?
Majko: “Mendoj se jemi brenda një rutine ditore të një partie që ka humbur lidhjen me realitetin. Përfaqësuesi i qeverisë mbante në dorë një vendim gjykate. Të akuzosh një ekzekutiv për zbatimin e vendimit të gjykatës është absurde. Por unë them se sot ia vlen të ketë një reflektim. Unë me kolegët e së Greva e urise"Gjendja e grevistëve po degradon" Grevistët: Na morën edhe ilaçet Saga e ish të përndjekurve majtës nuk jetojmë me të kaluarën. Ata janë njerëz që janë përndjekur politikisht, janë pjesë e traumës që ne me dashje dhe pa dashje e kemi anashkaluar. Deklaratat e deputetit të PD janë të turpshme, sepse ata njerëz nuk kanë marrë asnjë shpërblim. Por më tepër e kam tek mënyra e PD, që akuzon atë që ka të bëjë me marrëdhënien e PS me këtë shtresë, që janë të zhgënjyer dhe kërkojnë zbatimin e ligjit në Shqipëri. Por përgjigjia është policia dhe heshtja, edhe para SHBA e BE”.
TCH: Të ndalemi te greva e urisë së ish-të përndjekurve nga rregjimi komunist, përse gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, ish-të përndjekurit nuk u kompensuan?
Majko: “Sepse ka pasur një vakum marrëdhëniesh. Ne nuk jemi njerëz që kemi fshehur lidhjen me të kaluarën dhe ka pasur një marrëdhënie të mërzitshme. Ne pas vitit ‘97 krijuam fondin për të përndjekurit dhe vazhduam. Por ne nuk kemi hedhur asnjë hap më shumë se legjislacioni, ndryshe nga PD. PS ka në programin e vetë çështjen e të përndjekurve dhe një përfaqësues të posaçëm për ta. Ato që ndodhin sot duhet të na bëjnë të reflektojmë dhe jo të bëjmë replika. Ajo që presin të përndjekurit është zbatimi i ligjit. Ne në këto 22 vjet demokraci kemi përgjegjësinë tonë. Por sot duhet realizuar një komunikim dhe të caktohet një kompensim për këtë shtresë. Nuk mund të burgoset dikush me mashtrimin se ka shfrytëzuar prostitucion, apo dikush tjetër se ka mashtruar një mashtrues italian”.
TCH: Në rast të fitores së zgjedhjeve nga ana e opozitës në vitin 2013, cili do jetë sjellja juaj me këtë shtresë të popullsisë që ka vuajtur shumë nga komunizmi dhe Partia e Punës?
Majko: “Ne nuk do të jemi aq të paturpshëm që në një moment kruçial, siç ishte vendimi i KiE për Shqipërinë, të marrim guximin të votojmë kundër rezolutës për të përndjekurit, siç bëri qeveria. Mirë është të kthejmë sytë tek ky votim i turpshëm, që është marrë kur në KiE po shqyrtohej Shqipëria. Për çështje parash apo gazi, PD është e gatshme të shesë edhe të kaluarën”.
TCH: Zoti Majko, ju faleminderit.