Makina bie në greminë, dy të plagosur

Foto Ilustruese
UPDATE- Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Bogë- Koplik. Nga të dhënat e para mësohet se automjeti i cili drejtohej nga Rrok Ulaj ka dalë nga rruga duke rënë në greminë, ne vendin e quajtur Xhaj.
Drejtuesi i mjetit, Rrok Ulaj ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa pasagjeri, Nikolin Ulaj është në gjendje më të rëndë dhe është transportuar për në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në këtë aksident të rëndë, ndërsa policia pritet të zbardhë plotësisht atë.