E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del nga rruga në Krujë, humb jetën drejtuesi

Një aksident i rëndë rrugor me pasoje humbjen e jetës së një personi është regjistruar në Krujë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 16:40 në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, ku 62-vjeçari V.L. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›