Makina del nga rruga në Qafë Mali-Bajram Curri dhe bie në lumë, dy të plagosur
Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Pukë. Makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga, në aksin Qafë Mali-Bajram Curri dhe për pasojë ka rënë në lumë.
Fatmirësisht, të dy personat që ndodheshin në të kanë mundur të dalin dhe janë dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Pukës. Ndërkohë, Policia thotë se ka dhe një shtetas të tretë të plagosur.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Po ashtu, as identiteti dhe gjendja shëndetësore e personave të plagosur nuk bëhet e ditur. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të tij, si dhe dokumentimin e ngjarjes.
Pukë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Pukë-Fierzë, automjeti që drejtohej nga shtetasi R.I, ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Arrëzit.
Si pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit shtetasi R. I., 73 vjeç, shtetasi A. D., dhe shtetasja L. D, pasagjerë në automjet të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijonë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
