Makina del nga rruga në aksin Elbasan–Gramsh, zjarrfikësit e Gramshit shpëtojnë 75-vjeçarin e plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Gramsh, në afërsi të fshatit Drizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë saj.
Në automjet udhëtonin babë e bir. Si pasojë e aksidentit, Ehtem Myftaraj 75 vjeç, ka mbetur i plagosur, ndërsa djali i tij,Engjëll Myftaraj , i cili drejtonte automjetin, ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.
Gazetari Shkëlzen Hënkoja raporton se në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e Policisë, si dhe shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Gramsh. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, 75-vjeçarit iu dha ndihma e parë në vendngjarje, ndërsa më pas ai u transportua me ambulancë drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit, Ehtem Myftaraj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.