E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina e mistershme shtyp 42-vjeçarin, e lë të vdekur dhe zhduket

Korçë, 10 Korrik 2010 NOA/ Alba Filipi Kalon, e shtyp një njeri si pa të keq, e kupton shumë mirë se sapo ka rrezikuar një njeri, në mos i ka marrë jetën dhe jo vetëm që nuk ndalet ti japë ndihmën e parë por zhduket me të shpejtë për të humbur çdo gjurmë që do ta çonte në pranga.

Kështu ka ndodhur natën duke gdhirë dita e sotme në rrugën Korçë Boboshticë, te vendi i quajtur Karburanti i Mihallarve, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Një automjet ende i panjohur, ka përfshirë në rrota një burrë që gjendej mbi biçikletë dhe si e ka hedhur disa metra më tutje, është larguar nga vendngjarja.

Në vendin e aksidentit disa kalimtarë kanë parë një mashkull të përgjakur dhe biçikletën aty pranë dhe duke tentuar ta shpëtojnë e transportuan me një mjet të rastit për në Spitalin e Tiranës.

Por transporti ishte i padobishëm për viktimën sepse në rrugë e sipër ai ka ndalur së marri frymë duke ikur nga kjo botë, për shkak të plagëve fatale të marra në trup.

Policia e njoftuar nga banorët, ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se aksidenti kishte sjellë vdekjen e 42 vjeçarit Adriatik Callo, banues në fshatin Barçë të rrethit Korçë. Duke qenë se ngjarja ka ndodhur natën kur ishte errësirë, policia tha se deri tani nuk ka gjetur asnjë gjurmë të makinës dhe drejtuesit të saj.

Gjithsesi, policia tha se po heton ngjarjen duke nisur procedim penal pa autor, për veprat penale te Shkeljes se Rregullave te qarkullimit rrugor dhe Largim nga vendi i ngjarjes. Policia tha se materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Korçë për hetime të mëtejshme.

a.f/r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›