E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

Ndërsa fillimisht policia dyshoi për një vrasje me armë zjarri, të dhënat e reja nga vendngjarja kanë ngritur dyshimin se 46-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve të fundit, hetuesit kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit, një element që ka bërë që hetimet të përqendrohen te pista e vetëvrasjes. Po ashtu, pas verifikimeve dhe kontrollit të kamerave në zonë, është konstatuar se 46-vjeçari është vetëvrarë pasi në kamera duket vetëm një e shtënë.

Viktima nuk rezulton me precedent penal.

Djali i viktimës Ismet Habili, i cili është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, ka mbërritur i tronditur në vendngjarje.

“Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?”, thërret ai duke shtyrë të tjerët që përpiqen ta qetësojnë.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›