E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Makina “fluturon” mbi digë/ 26-vjeçari Eldi Allushi me shpejtësi skëterrë, ikën nga vendi i aksidentit

I dyshuar se ndodhej nën efektin e drogës ose të alkoolit, Eldi Allushi, me një “BMW X6” , me  shpejtësi skëterrë ka fluturuar nga rruga e Kosovarëve dhe ka përfunduar në digën e liqenit artificial në Tiranë.

Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit, duke u gdhirë e marta.

Fatmirësisht muri rrethues i digës e ka penguar mjetin që të përfundojë në ujërat e liqenit, që mund të rezultonte fatale për 26-vjeçarin.

I riu menjëherë pasi u përplas është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim.

26 vjeçari Eldi Allushi nga Durrësi akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Madje mjeti luksoz rezulton që të ketë në sistem edhe gjoba të papaguara.

Pamjet e aksidentit janë publikuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili i ka bërë thirrje policisë rrugore për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e dënimin maksimal të autorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›