E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina futet mes turmës, të paktën 20 të plagosur në Los Anxhelos

Të paktën 20 persona janë plagosur pasi një automjet u fut mes një turme njerëzish në Bulevardin Santa Monica në Los Anxhelos. 10 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Incidenti ndodhi në orën 02:00 me orën lokale, teksa aktualisht nuk është e qartë se përse shoferi e drejtoi makinën nga turma e njerëzve.

Shumica e personave të plagosur janë gra që prisnin në radhë për t’u futur në një klub nate.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›