Makina në humnerë, vdesin 4 vetë nga një familje

Foto Ilustruese
Te vdekur e te plagosur ne rruget e vendit, si pasoje e aksidenteve automobilistike. Ne oret e mbremjes, kater persona te se njejtes familje humben jeten kur makina me te cilen udhetonin doli nga rruga dhe perfundoi ne gremine.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Kolsh, ne Kukes. Sipas policise mesohet se në aksident janë përfshirë 5 persona të familjes Çengu, 4 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa një prej tyre është plagosur.
Sipas te dhenave paraprake viktima te aksidentit te rende mbeten Ilmi Çengu drejtuesi i mjetit, 45-vjec, bashkeshortja e tij, Zylfie Çengu, nusja e djalit të tyre Blerta Çengu dhe pak kohe pas aksidentit nderroi jete edhe vajza e ciftit Çengu, 20-vjecarja Diana Çengu. Ne spital po mjekohet nipi i familjes, djali i gruas qe humbi jeten.
Me heret ne nje aksident ne Bulqize humbi jeten nje person, kur makina e tij doli nga rruga. Gjate dites se sotme jane shenuar se paku 6 aksidente, nderkohe qe 16 vete kane mbetur te lenduar ne to.