E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përfundon mbi avlli/ Aksident në Kukës-Bicaj, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 01:40, në aksin rrugor “Kukës-Bicaj”, shtetasi T. C., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjeret, shtetaset M. C. dhe Xh. A., të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›