E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Makina përfundon në kanal në Korçë, shkak dyshohet akulli në rrugë

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë – Kolonjë, pranë fshatit Dvoran.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në anë të një kanali. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime ndërsa dyshohet se shkak ka qenë akulli në rrugë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›