E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përfundon në përroin e Zaranikës në Elbasan

Një automjet ka dalë nga rruga në qytetin e Elbasanit dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat që udhëtonin në mjet kanë arritur të shpëtojnë pa pasoja të rënda.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa ky është rasti i dytë në pak ditë që një mjet përfundon në përroin e Zaranikës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›