E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përmbyset në autostradën Lushnjë-Fier, tre të lënduar

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnje- Fier, në afërsi të fshatit Vajkan

Një automjet tip “ Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Tre personat që ndodheshin në automjet nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›