E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Makina përplas kalimtaren/ Humb jetën 70-vjeçarja, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Një 70-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjte në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë.

E moshuara është goditur nga një automjet teksa po kalonte në anën tjetër të rrugës, pranë tregut të fruta-perimeve në dalje të qytetit.

Ndërkohë automjeti që ka përplasur 70-vjeçaren është larguar nga vendngjarja.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar drejtuesin e mjetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›