E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplas këmbësoren në vijat e bardha, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen 15 të Durrësit.

Burime të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Spitallës. Drejtuesi i një automjeti ka përplasur një këmbësore pranë vijave të bardha.

Nga ky aksident është dëmtuar e moshuara, rreth 75 vjeç.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 75-vjeçarja ka pësuar  fraktura në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia e Durrësit ka konfirmuar se drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›