E Enjte, 5 Nëntor 2026

Makina përplas motorin e Policisë Rrugore, lëndohet efektivi

Një motor i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.

Mësohet se një automjet tip “Ford” ka përplasur motorin që drejtohej nga një punonjës i policisë. Për pasojë, ky i fundit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›